Aq sa paguan për lëvizje për 24 orë, tash do t’u kushtoj veç një drejtim.
Nga kjo e mërkurë, qytetarët që përdorin linjat e Trafikut Urban në Prishtinë do të paguajnë më shtrenjtë.
80 cent do kushtojë për pagesë fizike e 60 bileta digjitale, ndërkohë 1 euro do të jetë ajo ditore kurse fizike 1 euro e 20 cent.
Kësisoj nga 4 euro sa qe bileta javore tash qytetarët do të paguajnë 6 euro.
Për 30 euro më shtrenjtë do të jetë edhe ajo vjetore që ishte 120 e tash 150 euro.
Kaq është bileta vjetore edhe në kryeqytetin e Çekisë, Pragën. Porse, në qytetin që ka banorë pothuajse sa krejt Kosova, përfshihen pos autobusëve edhe metro, tramvaji, trolejbusë si dhe disa linja hekurudhore.
Kundër këtij vendimi janë qytetarët që qenë kritik ndaj komunës së Prishtinës.
“Unë për veti nuk paguaj se pensionere jam por me u shtrejtu për 50 cent përnjëherë kjo nuk është normale aspak se këtu maspari nuk ka as rroga as kurgja”, ka theksuar Dinore Ismaili, qytetare.
‘Nuk po me duket aspak e arsyeshme po çka me ba qashtu po marrin vendime po e shohim vet nuk janë tu na shku puntë mbarë asnjo”.
Por shtrenjtë nuk po i duket një qytetari tjetër.
“Por sigurisht ata i kanë arsyet e veta se edhe nafta është shtrenjtu edhe nuk është shtrenjtë bileta”.
Kritikë ndaj këtij vendimi është edhe asamblisti nga Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Redenica.
‘Gjatë zgjedhjeve ai proklamojke që do të ketë bileta falas për qytetarët qysh i bani edhe para zgjedhjeve bashkë me Uran Ismailin tash çuditërisht i kanë shtrejtu për 60%, mendoj që është rëndu drejt qytetari”, ka theksuar Enver Redenica, Asamblist nga LVV.
E, kryeshefi i Trafikut Urban, Qendrim Vitija tha se me këtë vendim po synojnë të digjitalizojnë mandje edhe të largojnë konduktorët.
“Është hap tjetër drejt digjitalizimit me këtë po tentojmë të largohet faktori konduktor dhe pagesa me para të gatshme për bilet dhe të aplikohet vetëm pagesa me kulet digjitale”, ak deklaruar Qëndrim Vitija, Kryeshef i “Trafikut Urban”.
Vitija tha se çmimet i vendosi Komuna e Prishtinës.
“Realisht çmimet i ka vendos Komuna e Prishtinës të cilat kanë hy fuqi të cilat janë llogaritur edhe pjesa e digjitalizimit dhe mendoj që bileta është e lirë”.
Çmimi i ri po i duket lirë edhe kryetarit, Përparim Rama.
“Pra, të gjithë qytetarët që i marrin, pa parë se e marrin këtë kuletën digjitale, biletën e kanë po them pothuajse të njëjtë ose shumë më lirë sesa nëse e paguajnë kesh. Pra është një proces i modernizimit të të gjithë flotës”, ka deklaruar Rama.
Rama paralajmëroi se së shpejti do të vijnë edhe 20 autobusët e rinj për linjat e Trafikut Urban.