Rusia bombardon Kievin gjatë natës, 13 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur

Të paktën 13 persona janë vrarë si pasojë e një sulmi të madh ajror me raketa dhe dronë që forcat ruse kanë ndërmarrë gjatë natës ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, njoftuan autoritetet ukrainase.

Disa lagje të qytetit u evakuuan pasi sulmet goditën ndërtesa në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Rusia po përgatitej për një sulm “masiv”.

Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko, tha se në mesin e një numri të madh viktimash ka edhe fëmijë.

“Armiku po synon edhe një herë me qëllim zonat e banuara dhe po vret civilë”, deklaroi ai të enjten në mëngjes.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se sulmet kishin në shënjestër objektet energjetike të Ukrainës, si përgjigje ndaj sulmeve të fundit ukrainase.

Me zbardhjen e ditës u panë më qartë pasojat e bombardimeve, përfshirë një krater të madh të krijuar nga shpërthimet. Automjete të djegura, ndërtesa të dëmtuara dhe infrastrukturë e shkatërruar u panë pranë mbetjeve të goditura nga raketat.

Në disa pjesë të qytetit shpërthyen zjarre, ndërsa u dëmtua edhe një stacion i autoambulancës, ku të paktën një person mbeti në gjendje kritike.

Zjarrfikësit po luftonin gjithashtu me flakët që përfshinë një hotel në një bulevard qendror të Kievit.

Gjatë natës, në qiell u panë gjurmët e zjarrit të sistemeve të mbrojtjes ajrore, ndërsa në qytet u dëgjuan shpërthime nga dronët, raketat e lundrimit dhe raketat balistike.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës bëri të ditur se deri tani kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa mbi 30 të tjerë janë plagosur.

Autoritetet njoftuan se deri më tani janë shpëtuar 34 persona, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në objektet e goditura, përfshirë një ndërtesë të lartë banimi dhe disa shtëpi në juglindje të Kievit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika