Deklarata e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se terroristi Milan Radoiçiq nuk kërkohet nga INTERPOL-i “për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës”, ka nxitur kritika të forta nga opozita dhe analistët në Serbi, të cilët e akuzojnë atë për relativizim të përgjegjësisë penale të organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë.
Gjatë një konference për media, Vuçiq ishte përpjekur të minimizonte rëndësinë e urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj Radoiçiqit, duke deklaruar se ai ndiqet penalisht për çështjen e Kosovës dhe jo si kriminel. Deklarata u bë pasi u pyet për raportimet se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq po ruhen nga pjesëtarë aktivë të Xhandarmërisë serbe.
Deputeti i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Aleksandar Ivanoviq, e cilësoi deklaratën e Vuçiqit si një manipulim politik. Sipas tij, Radoiçiq ndodhet në listën e të kërkuarve sepse organizoi dhe armatosi grupin që kreu sulmin terrorist në Banjskë, një fakt që vetë ai e ka pranuar publikisht.
“Ky nuk është qëndrim politik, por një fakt. Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur në Banjskë dhe pikërisht për këtë kërkohet”, ka thënë Ivanoviq.
Ai akuzoi gjithashtu pushtetin se, ndonëse kishte premtuar luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar, në praktikë ka lejuar që strukturat kriminale të fitojnë ndikim të madh në jetën politike dhe institucionale të Serbisë.
Sipas Ivanoviqit, sulmi terrorist në Banjskë i ka shkaktuar dëme serioze politike Serbisë dhe komunitetit serb në Kosovë, ndërsa autoritetet serbe vazhdojnë të shmangin përgjigjet për pyetjet kyçe mbi organizimin e grupit të armatosur dhe arsyet e pranisë së tij në Manastirin e Banjskës.
Edhe politologu Ognjen Gogiq ka kritikuar qëndrimin e presidentit serb, duke vlerësuar se Serbia ka humbur besueshmërinë ndërkombëtare për shkak të dështimit për ta ndjekur penalisht Radoiçiqin.
Ai kujtoi se Bashkimi Evropian dhe NATO kanë kërkuar vazhdimisht zbardhjen e plotë të ngjarjeve në Banjskë dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve. Sipas tij, nëse Serbia nuk dëshiron ta ekstradojë Radoiçiqin në Kosovë, atëherë ka detyrimin ta hetojë dhe ta gjykojë vetë për veprat për të cilat ai ka marrë përgjegjësi publike.
“Serbia nuk bëri asnjërën”, është shprehur Gogiq, duke shtuar se deklarata e Vuçiqit duket të jetë edhe një përpjekje për t’iu përgjigjur presionit të partnerëve ndërkombëtarë, pa adresuar përgjegjësinë penale për sulmin e Banjskës.
Milan Radoičić,lik i delo.
✖️Pod sankcijama SAD i UK zbog organizovanog kriminala i šverca (uključujući drogu i oružje, korupciju). Nalazi se u bekstvu u Srbiji.
✖️U Prištini je optužen za terorizam,teška dela protiv ustavnog poretka, finansiranje terorizma i pranje novca u… pic.twitter.com/XwHlxu2UH1— Spasite me Nike Rine (@natalija454523) June 30, 2026