Afati i ri i ankesave në Supreme për rezultatin: Kandidatët e PDK-së nuk heqin dorë

Dy kandidatëve të PDK-së për deputetë, brenda dy javësh iu refuzuan hiç më pak se tri ankesa lidhur me rezultatin zgjedhor, dy herë nga PZAP, e njëherë nga Supremja.

Por, përkundër refuzimit të vazhdueshëm, Bekim Haxhiu e Qëndrim Kryeziu, vazhdojnë të mos heqin dorë nga kërkesa për rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së.

Kryeziu, të premten planifikon që bashkë me ankesën, Gjykatës Supreme, t’ia ofrojë edhe një dokument të ri.

“Ky është një dokument që e ka fshehur KQZ, në të cilin evidentohen mbi 500 vota dallim të PDK-së. Prandaj, duhet një rinumërim i plotë”, ka thënë Kryeziu.

Të njëjtin dokument, paralajmëron se do ta bashkëngjisë në ankesë edhe Bekim Haxhiu, i cili po ashtu të premten do t’i drejtohet Supremes.

“Dokumenti paraqet të dhëna të reja, të cilat e dëshmojnë atë për të cilën insistojmë ne”, ka thënë haxhiu.

Ndërkohë, kur afati për dorëzim të ankesave është drejtë fundit, deri tani, Supremja nuk ka pranuar ankesa të tjera.

“Ju njoftojmë se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë ndaj vendimeve të PZAP-së pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit”

Megjithatë, edhe subjektet tjera politike apo kandidatët, kanë kohë veç deri të premten pasdite për dorëzim të ankesave. Pastaj, Supremja, i ka edhe tri ditë kohë për trajtim të rasteve, gjë e cila do t’i hapte rrugë certifikimit të rezultatit zgjedhor, i cili është parashikuar të ndodhë më së largu më 6 korrik.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika