Një burrë është shpëtuar i gjallë pasi qëndroi i bllokuar për tetë ditë nën rrënojat e një ndërtese që u shemb si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme në Venezuelë.
Ekipet e emergjencës arritën ta nxjerrin Hernán Gil më shumë se 100 orë pasi e kishin lokalizuar për herë të parë nën rreth 140 tonë rrënoja, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Një zjarrfikës nga Kili e përshkroi operacionin e shpëtimit si “pa asnjë dyshim më kompleksin dhe më teknikisht të vështirin me të cilin jam përballur ndonjëherë”.
Sipas të dhënave më të fundit, afro 2.300 persona kanë humbur jetën nga tërmetet që goditën Venezuelën më 24 qershor, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.