Prokuroria jep detaje për rastin në Podujevë: Ndalohen dy të dyshuar, i treti ende s’është intervistuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me hetimet për rastin e të shtënave me armë zjarri që ndodhi në Podujevë, ku mbetën të plagosur disa persona.

Sipas një njoftimi për Dukagjinin, gjatë ditës së djeshme të dyshuarit nuk kanë qenë në gjendje të japin deklaratë në Polici për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Megjithatë, sot, pas konstatimit të mjekëve se gjendja e tyre shëndetësore mundëson dhënien e deklaratës, dy të dyshuarit me inicialet A.Xh. dhe F.Z. janë ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Ndërkohë, i dyshuari i tretë ende nuk është intervistuar, pasi sipas vlerësimit të mjekëve vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se gjate ditës se djeshme, për shkak te gjendjes se tyre shëndetësore, te dyshuarit nuk kane qene ne gjendje te japin deklarate ne Policinë e Kosovës.

Sot, pas konstatimit te mjekeve se gjendja e tyre shendesore mundeson dhenien e deklarates, te dyshuarit A.Xh., dhe F.Z., jane ndaluar me vendim te Prokurorit te Shtetit.

Sa i perket te dyshuarit te trete, ai ende nuk eshte intervistuar, sipas vleresimit te mjekeve per shkak te gjendjes jo te mire shendetsore. Aktualisht, Prokurori i Shtetit ne bashkepunim me Policine e Kosoves, jane duke i ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore per ndricimin e plote te rrethaneve te kesaj ngjarje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika