Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Obiliq.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 23:00 është pranuar informata për aksidentin, në të cilin janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor.
Si pasojë e lëndimeve të marra, kanë vdekur drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri që ndodhej me të, ndërsa këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.