Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon se çmimet po rriten më shpejt se ekonomia, inflacioni pritet të arrijë 6.7%

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2025 konfirmon shqetësimet për zhvillimet ekonomike në vend, duke theksuar se çmimet po rriten më shpejt sesa ekonomia, ndërsa varësia nga importi po thellohet.

Sipas saj, raporti tregon se ekonomia e Kosovës është rritur me 3.6% gjatë vitit 2025, ndërsa inflacioni ka arritur në 3.9%, kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.

Bajrami veçoi si veçanërisht shqetësues parashikimet e BQK-së për vitin 2026, sipas të cilave rritja ekonomike pritet të ngadalësohet në 3.5%, ndërsa inflacioni të arrijë në 6.7%.

“Me fjalë të tjera, ekonomia pritet të rritet më ngadalë, ndërsa çmimet shumë më shpejt”, ka shkruar ajo në Facebook, duke shtuar se Kosova vazhdon të mbështetet kryesisht në importe.

Bajrami tutje theksoi se gjatë vitit 2025 importi i mallrave ka arritur në rreth 7 miliardë euro, ndërsa eksporti vetëm 869 milionë euro, që do të thotë se vendi ka importuar rreth tetë herë më shumë sesa ka eksportuar.

Ajo nënvizoi se deficiti tregtar ka arritur në rreth 6.1 miliardë euro, me një rritje prej 12.5% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa eksportet kanë shënuar rënie prej 0.2% dhe importet janë rritur me 10.6%.

Bajrami kritikoi gjithashtu rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 11.5%, duke vlerësuar se kjo rrit kostot për bizneset dhe produktet, barrë që në fund, sipas saj, e përballojnë qytetarët.

Në përfundim, ajo bëri thirrje për politika ekonomike të orientuara drejt forcimit të prodhimit vendor, rritjes së eksporteve, uljes së kostove të energjisë për bizneset dhe krijimit të vendeve të reja të punës, duke argumentuar se një ekonomi që importon shumëfish më tepër sesa eksporton nuk është e qëndrueshme.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika