Isufaj: Janë në përfundim hetimet për masakrën ndaj familjes Jashari

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se hetimet për masakrën ndaj familjes Jashari janë në përfundim dhe së shpejti pritet aktakuza.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se ky rast është i  ndjeshëm dhe kërkon  maturi.

“Hetimet do të përfundojnë shumë shpejt. Nëse ne kemi siguruar provat mjaftueshëm atëherë do të ketë aktakuzë. Është shumë sensitiv dhe kërkon maturi, nuk mund të themi asgjë më tepër, veçse hetimet janë në përfundim”, shtoi ai.

Tutje ka thënë se çdo goditje ndaj grupeve kriminale në Kosovë është një investim në sigurinë e qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Ai bëri këto komente derisa foli në lidhje me aksionet e fundit që ka kryer kjo Prokurori, ku, siç u bë me dije, janë sekuestruar asete me vlerë 1 milion euro, në lidhje me një rrjet të pastrimit të parave të përfituara nga trafikim i drogës.

“Ne kemi zhvilluar edhe një takim të rëndësishëm, pikërisht me 30 qershor, me përfaqësuesit e autoriteteve të Spanjës, Francës, Italisë, Gjermanisë, Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Europolit. Ata janë ndarë të kënaqur me punën e prokurorisë dhe jemi pajtuar që të vazhdojmë punën e përbashkët në luftën ndaj krimit të organizuar.. Operacioni i realizuar me 30 qershor të këtij viti tregon një mesazh të qartë se Prokuroria Speciale do të veprojë me vendosmëri, në një mënyrë të koordinuar dhe të qëndrueshme me autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit. Çdo goditje ndaj grupeve kriminale është një investim në sigurinë e qytetarëve, zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe ngritjen e besimit ndaj institucioneve të drejtësisë”, tha Isufaj.

Ai bëri të ditur se ky operacion është realizuar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuar nga Europoli dhe Eurojust-i dhe se në kuadër të tij janë arrestuar dy persona në shtator të vitit 2025, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shpëlarje parash.

“Më 30 qershor, Policia e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka kryer disa bastisje në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar. Ky operacion është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të parave, të nxjerra nga trafikimi i drogës, nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuar nga Europoli dhe Eurojust-i, e në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Speciale të Kosovës. Në kuadër të këtij rasti, janë arrestuar dy persona në shtator të vitit 2025, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shpëlarja e parave”, tha Isufaj.

Kryeprokurori përmendi edhe disa operacione të tjera të rëndësishme për të ciat tha se i ka kryer ky institucion

“Operacioni Mega në qershor, u arrestuan tre persona për dyshimin e veprës penale të financimit të terrorizimit, furnizimin me armë dhe shpërndarjen e narkotikëve. Operacion tjetër me 1 korrik, janë arrestuar nëntë persona të cilët dyshohej për vepra penale: shpërlaje parave, kontrabandim i mallrave në bashkëkryerja pjesëmarrje në grup kriminal, dokumente të rrejshme të shpalljes së tatimit.. 7:21 Përveç të tjerash, Prokuroria Speciale ishte pjesë e operacionit ndërkombëtar “Switch off”, në janar të këtij viti duke treguar kështu përkushtim në luftën kundër krimit financiar. Operacioni njëkohësisht është zhvilluar edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Rumani, i cili mundësoi eliminimin e një infrastrukture informatike, e cila shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar përmes një sistemi të sofistikuar informativ, IPTV”, tha Isufaj./KP

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika