NATO ka njoftuar plane për investime të reja në kapacitete kundër dronëve dhe sisteme të avancuara të mbikëqyrjes, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen e aleancës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri të ditur se aleanca do të investojë rreth 40 miliardë dollarë në teknologji për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve.
Po ashtu, NATO do të blejë deri në 10 avionë të mbikëqyrjes Saab GlobalEye, të prodhuar nga kompania suedeze Saab, për të zëvendësuar flotën e vjetëruar të avionëve të paralajmërimit të hershëm AWACS. Vendimi erdhi pasi NATO zgjodhi Saab-in në vend të kompanisë amerikane Boeing, raporton The Guardian.
Aleanca gjithashtu planifikon të blejë deri në pesë dronë të avancuar për vëzhgim në lartësi të mëdha, MQ-4C Triton, të prodhuar nga kompania amerikane Northrop Grumman. Norvegjia, Finlanda, Gjermania dhe Danimarka kanë nënshkruar një letër synimi për këtë blerje.
Rutte tha gjithashtu se vendet anëtare do të bashkëpunojnë për blerjen, ruajtjen, transportin dhe menaxhimin e rezervave të materialeve kritike të mbrojtjes.