IQMT mbyll 6 biznese dhe gjobit 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka nisur aksionin e inspektimeve ndaj bizneseve që merren me kriptovaluta dhe këmbimore, me qëllim verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore.

Gjatë ditës së parë janë kontrolluar 16 biznese në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Podujevë, Rahovec dhe Suharekë. Si rezultat, 6 subjekteve u është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë për shkak të mungesës së dokumentacionit të detyrueshëm, ndërsa 6 biznese të tjera janë gjobitur për mungesë të dokumenteve ligjore.

IQMT njoftoi se aksioni do të vazhdojë ndaj më shumë se 268 bizneseve të regjistruara në ARBK me veprimtari të ndërmjetësimeve tjera monetare.

Inspektorati u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë që të pajisen me pëlqimet dhe licencat përkatëse nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Bankën Qendrore të Kosovës.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika