Mediat shtetërore iraniane raportojnë se të paktën tre persona janë vrarë nga sulmet ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara gjatë natës.
Sipas zëvendësguvernatorit të provincës Khuzestan, në jugperëndim të Iranit, sulmet në periferi të qytetit Ahvaz kanë lënë edhe disa persona të plagosur.
Ndërkohë, ushtria iraniane njoftoi se ka ndërmarrë sulme me dronë ndaj objektivave ushtarake amerikane në Kuvajt, Katar dhe Bahrejn.
Sipas deklaratës së publikuar nga mediat shtetërore iraniane, objektivat përfshijnë një sistem raketor amerikan Patriot në Kuvajt, një sistem satelitor të paralajmërimit të hershëm në Katar dhe depo karburanti të ushtrisë amerikane në Bahrejn, raporton BBC.
Ushtria iraniane tha se sulmet u kryen “pak kohë më parë” dhe janë vazhdim i operacioneve të saj kundër bazave ushtarake amerikane në rajon.
Më herët, Bahrejni, Kuvajti dhe Katari raportuan për sulme ose lëshuan paralajmërime sigurie lidhur me situatën.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane për pretendimet e Iranit.