Policia e Kosoves ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke kryer punën e tij në Obiliq.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 14:00.
Policia ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Obiliq 08.07.2026 – 14:00. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me vendim të të cilit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin policor.