Çmimet e derivateve të naftës kanë vazhduar të rriten në Kosovë për të tretën ditë me radhë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), çmimi maksimal i lejuar për naftën të enjten do të jetë 1.44 euro për litër. Ky çmim është tre centë më i lartë krahasuar me të hënën dhe një cent më i shtrenjtë se një ditë më parë.
Ndërkohë, edhe benzina ka pësuar rritje për një cent krahasuar me ditën e djeshme dhe do të tregtohet me 1.37 euro për litër.
Çmimi i gazit do të jetë 0.61 euro për litër.
Rritja e çmimeve të derivateve vjen pas shtimit të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, çka ka ndikuar në lëvizjet e tregjeve ndërkombëtare të energjisë.