60-vjeçari vazhdon trajtimin në Mjekimin Intensiv pas lëndimeve të rënda në KEK

Screenshot

Një punëtor i “Kosovamont” është lënduar në vendin e tij të punës në KEK, një ditë më parë. Ai ka pësuar lëndime serioze dhe po trajtohet në mjekimin Instensiv Qendror në QKUK.

Shefi i Mjekimit Intensiv Qendor, Shaqir Uka, për Radio Dukagjinin bëri të ditur se gjendja e tij është stabile.

“Në Mjekimin Intensiv është pranuar dje një pacient nga Qendra Emergjente, ku për shkak të lëndimeve që janë shkaktuar në regjionin e kokës, është dashur t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik dhe pas intervenimit kirurgjik, pacienti është sjell në Mjekimin Intensiv, ku vazhdon të marrë trajtimin mjekësor. Lëndimet janë serioze, në regjionin e kokës, ku është dashur edhe të bëhet intervenimi kirurgjik. Gjendja e pacientit stabile, edhe pse lëndimet janë shumë serioze”, ka bërë të ditur Uka.

Ai theksoi se 60 vjecari, vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna, dhe i kyçur për aparatura mjekësore.

Ndërsa, Naser Syla, Drejtor i Qendrës Emergjente në Prishtinë, për Portalin Dukagjini ka konfirmuar se pacienti në fjalë eshte transferuar nga kjo qendër, në Mjekimin Intesiv Qendror.

”Po, pacienti është transferuar në Miq”, tha ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika