Kurti para takimit me Abdixhikun: Unë jam optimist, e kam vullnetin e mirë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur optimizëm para takimit në Kuvendin e Kosovës me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Duke folur shkurt para mediave, Kurti tha se ka vullnet për arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësonte konstituimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të reja, njofton Dukagjini.

“Unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë, dhe interesin publik, që do të thotë t’i konstituojmë institucionet, t’i evitojmë zgjedhjet e reja dhe në këtë mënyrë të fillojmë të qeverisim përsëri mare e mirë sepse kemi shumë projekte për gjysmë dhe të reja që do të vijnë”, tha Kurti derisa po hynte në ndërtesën e Kuvendit.

Kujtojmë se Abdixhiku në këtë takim ka shkuar bashkë me kandidaten për presidente të LDK-së në zgjedhjet e qershorit, Vjosa Osmani.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika