Një muaj paraburgim për të miturin që dyshohet se plagosi dy persona dhe sulmoi policët në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një të mituri, i dyshuar për veprat penale “vrasje në tentativë”, “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Sipas njoftimit të gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të provave, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, Shabi Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i mituri më 10 korrik 2026, rreth orës 07:50, në Parkun e Qytetit në Ferizaj, afër Postës Kryesore, kishte tentuar t’i privonte nga jeta dy persona, me inicialet I.M. dhe S.H, njofton Dukagjini.

Sipas dyshimeve, ai ishte i veshur me rroba ushtarake, mbante dorëza dhe ishte i maskuar, kur papritur i kishte sulmuar të dëmtuarit me një thikë, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë vitale të fytyrës. Pas sulmit, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa të lënduarit ishin dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Ferizajt për trajtim mjekësor.

Gjykata vlerëson se rreth 20 minuta më vonë, në një fshat të Komunës së Ferizajt, i mituri ishte lokalizuar në oborrin e shtëpisë së gjyshes së tij, ku ndodhej edhe nëna e tij. Sipas dyshimeve, pasi zyrtarët policorë A.U. dhe B.R. i kishin kërkuar të dorëzohej dhe të hidhte thikën, ai kishte refuzuar urdhrat dhe kishte sulmuar policët.

Në njoftim thuhet se gjatë ndërhyrjes, njëri prej zyrtarëve policorë ishte rrëzuar, ndërsa i mituri ishte hedhur mbi të me thikë. Gjatë përpjekjes për ta neutralizuar, polici tjetër kishte mbetur i lënduar në pjesën e majtë të qafës. Lëndimet janë dokumentuar në raportin mjekësor të Spitalit Rajonal të Ferizajt.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, Gjykata Themelore në Ferizaj vendosi caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të miturit, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për këtë masë.

Gjykata gjithashtu ka bërë të ditur se ankesa eventuale kundër këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika