Për 6 muaj mbi 1 mijë ndërhyrje nga zjarrfikësit, 100 prej tyre nga thatësia

Brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti, zjarrfikësit e Prishtinës kanë realizuar mbi 1 mijë ndërhyrje, ndërsa mbi 100 prej tyre kanë qenë zjarre fushore-malore. Megjithëse, situata vlerësohet nën kontroll, brigada vazhdon të përballet me mungesë të personelit. Komuna ka paralajmëruar rekrutime të reja dhe furnizim me pajisje shtesë për forcimin e kapaciteteve

Për vetëm 6 muajt e parë të 2026-tës, intervenimi i tyre ishte i domosdoshëm në mbi 1 mijë raste.

Nga to, në mbi 100 prej tyre, zjarrfikësit e Prishtinës ndërhynë në ato që ishin fushore-malore, e që u shkaktuan nga bari i tharë.

Gjatë verës, kur temperaturat janë më të larta, rritet edhe më shumë rreziku që bimësia e tharë të shndërrohet në material lehtësisht të ndezshëm.

Sipas komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, shkaktarë është zakonisht ndezja e mbeturinave, të cilat janë në sasi të mëdha në ato zona.

“Ajo mund të jetë e qëllimshme që e ndez dikush zjarrin me pretendimin që ka me pastru atë hapësirë që është e pamirëmbajtur, ose mund të jetë edhe hudhja  e mbeturinave, sendeve nëpër fusha, ne e dijmë nga përvoja se çdo intervenim, sheh mbeturina, çka i bëjmë ne ambientit ndonëse edhe janë pak”, ka thënë Malë Gashi, Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve, Prishtinë.

Ndonëse numri i intervenimeve në total ështëi lartë, sfidë mbetet përmbushja e numrit të nevojshëm të personelit.

Sipas rregullores, Prishtina duhej të kishte 152 zjarrfikës, por aktualisht numri në terren është më i ulët.

“Për 1500 banorë duhet të jetë 1 zjarrfikës, në total jemi 100, psh vetëm në Prishtinë në bazë të regjistrimit të popullsisë ne duhet të jemi 152, pra është numër kogja i madh që na mungon. Por megjithatë janë pranu vitin e kaluar, këtë vit shpresojmë që të kryhet rregullorja për rekrutim, dhe t’i procedojmë së paku edhe 10 vende që janë të lira”, ka thënë Malë Gashi, Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve, Prishtinë.

Për të mbuluar këtë boshllëk, autoritetet komunale po planifikojnë rekrutime të reja në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.

Përpos kësaj, sipas drejtorit Lulzim Fushtica, pritet të shtohen edhe pajisje të reja.

“Buxheti i këtij viti parasheh blerjen e pajisjeve, procesi i prokurimit veçse është në përfundim e sipër, të gjitha ato që ka kërku Brigada e Zjarrfikësve do të përmbushet me buxhetin e këtij viti, pra blerja e pajisjeve, zorrëve, pjesëve që janë të nevojshme për punën e tyre, duke përfshirë edhe një kamion”, ka thënë Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca, Prishtinë.

Brigada Profesionale e Zjarrfikësve në Prishtinë, përpos kryeqytetit, përfshin edhe territorin e komunës së Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Graçanicës.

Për plotësimin e numrave bosh të personelit dhe shtimit të kapaciteteve, televizioni ka dërguar pyetje në adresë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, mirëpo të martën deri në mesditë nuk ka pranuar përgjigje.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika