Irani nis sulme ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të reja amerikane

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) ka njoftuar se ka kryer sulme ndaj objekteve ushtarake amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit të SHBA-së ndaj Iranit.

Sipas IRGC-së, gjatë operacionit janë goditur edhe sisteme radari në Oman, si dhe depo karburanti dhe municionesh në bazën ajrore Prince Hassan në Jordani.

Jordania njoftoi se kishte rrëzuar katër raketa të lëshuara nga territori iranian, ndërsa ushtria e Kuvajtit tha se ishte duke ndërhyrë ndaj “objektivave ajrore armiqësore” në hapësirën e saj ajrore.

Sulmet shënojnë një përshkallëzim të ri në përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa Teherani po përpiqet të rrisë ndikimin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike detare që Irani e konsideron si mjet presioni në negociatat me Uashingtonin.

Sulmet iraniane ndaj vendeve aleate të SHBA-së në rajon erdhën pas goditjeve amerikane ndaj dhjetëra objektivave në Iran, përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, radarë, pajisje raketore, dronë dhe mjete detare.

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) deklaroi se Ngushtica e Hormuzit është një korridor i rëndësishëm për tregtinë globale dhe se “Irani nuk e kontrollon atë”.

Por Garda Revolucionare iraniane e kundërshtoi këtë deklaratë, duke thënë se ngushtica “është territor i yni” dhe se nuk do të lejojë atë që e quajti “ndërhyrje të paligjshme amerikane”.

Përplasjet e fundit kanë vënë në rrezik marrëveshjen e përkohshme SHBA-Iran, e cila synonte hapjen e rrugës për negociata drejt përfundimit të luftës. Marrëveshja parashikonte një periudhë 60-ditore për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump deklaroi javën e kaluar se marrëveshja ishte “e përfunduar”, ndërmjetësues si Katari, Pakistani dhe Egjipti vazhdojnë përpjekjet për rikthimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje të re.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika