Franca dhe Spanja në betejën e madhe për finalen e Kupës së Botës

Franca dhe Spanja do të përballen sonte nga ora 21:00 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, në një nga ndeshjet më të shumëpritura të turneut.

Franca synon të sigurojë finalen e tretë radhazi në Botëror, pasi triumfoi në vitin 2018 dhe arriti në finale edhe në edicionin pasues. Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps ka zhvilluar një turne bindës, duke fituar të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve dhe më pas eliminuar Suedinë, Paraguain dhe Marokun, pa pësuar asnjë gol në fazën me eliminim direkt.

Në anën tjetër, Spanja synon rikthimin në finalen e Kupës së Botës për herë të parë që nga triumfi historik në vitin 2010. Skuadra e Luis de la Fuente, pas barazimit në ndeshjen hapëse të grupit, ka eliminuar Austrinë, Portugalinë dhe Belgjikën për të siguruar një vend në katërshen më të mirë.

Franca mbështetet te forma e mirë e Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele, ndërsa Spanja te talenti i Lamine Yamal dhe mesfushori Mikel Merino, i cili ka shënuar golat vendimtarë në dy ndeshjet e fundit.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në finalen e madhe të Botërorit 2026.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika