Dyshohet për helmim nga ushqimi, 31 pacientë të hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht po trajton një situatë me raste të dyshuara të helmimit nga ushqimi, ku deri më tani janë hospitalizuar 31 pacientë.

Sipas njoftimit të QKUK-së, gjatë datave 13, 14 dhe 15 korrik 2026, rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore urgjente në Klinikën Infektive teksa pas analizave laboratorike, 11 raste kanë rezultuar pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis, njofton Dukagjini.

Ekipi mjekësor ka bërë të ditur se të gjithë pacientët e shtruar janë duke marrë trajtimin e nevojshëm dhe gjendja e tyre shëndetësore është duke u përmirësuar.

Në kuadër të këtyre rasteve, gjatë kësaj periudhe janë pranuar edhe pesë pacientë nga komuna e Hanit të Elezit me simptoma të ngjashme. Sipas deklaratave të pacientëve, dyshohet se numri i personave që kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion dhe mund të jenë prekur është më i madh.

Klinika Infektive ka bërë të ditur se po kryhen ekzaminimet e nevojshme dhe po punohet për identifikimin e burimit të saktë të infeksionit.

Mes tjerash, QKUK-ja ka rekomanduar qytetarët që të shmangin konsumimin e ushqimeve të shpejta, veçanërisht gjatë temperaturave të larta, pasi nxehtësia mund të favorizojë shumimin e baktereve.

Gjithashtu, qytetarëve u është bërë thirrje që të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në rast të shfaqjes së simptomave si të vjella, diarre, temperaturë të lartë apo dhimbje të forta barku.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika