Komuna e Prishtinës nis lirimin e parkingut pranë Ministrisë së Bujqësisë, pritet të ndërtohet Shkolla e Muzikës

Komuna e Prishtinës ka nisur të enjten aksionin për lirimin e pronës komunale, përkatësisht parkingut pranë objektit të Ministrisë së Bujqësisë, i cili sipas zyrtarëve komunalë është shfrytëzuar në mënyrë joligjore nga persona të ndryshëm.

Drejtoria e Pronës Komunale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprimet për lirimin e hapësirës publike, e cila është paraparë për ndërtimin e Shkollës së Muzikës.

Drejtori i Pronës në Komunën e Prishtinës, Brahim Mehmetaj, tha se aksioni po zhvillohet pa kundërshtime nga shfrytëzuesit aktualë të hapësirës.“Sot Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Pronës bashkë me Drejtorinë e Inspekcionit është duke zbatuar vendimin për lirimin e pronës komunale, gjegjësisht hapësirës publike, e cila ka qenë e shfrytëzuar prej personave të caktuar në formë jolegjitime, joligjore. E kjo pronë është hapësirë publike e destinuar për ndërtimin e Shkollës së Muzikës. Ky aksion është duke shkuar mirë, realisht nuk kemi kundërshtim prej shfrytëzuesve dhe pjesën tjetër e vazhdojmë”, tha Mehmetaj.
Ai bëri të ditur se pjesa më e madhe e parcelës është pronë komunale, ndërsa një pjesë tjetër i takon Administratës Tatimore të Kosovës, për të cilën tashmë janë iniciuar procedurat e shpronësimit.

“E gjithë hapësira që po rrethohet tash në atë formë, është hapësirë e pronës komunale. Është një pjesë e pronës e ATK-së me të cilën edhe ne i kemi bërë shkresat për shpronësim dhe besoj që shumë shpejt e zgjidhim edhe atë çështje dhe pastaj fillon projekti për ndërtimin e Shkollës së Muzikës”, tha ai.

Mehmetaj paralajmëroi se aksione të ngjashme për lirimin e pronave publike do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

“E unë e kam edhe një apel se ky aksion do të vazhdojë në kryeqytet, domethënë do të lirohen të gjitha pronat që janë të shfrytëzuara në mënyrë joligale, jolegjitime. Unë i ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë në këtë drejtim, sepse është interes i përgjithshëm që këto prona t’u kthehen qytetarëve dhe të zbatohen vendimet të cilat shkojnë në interes të qytetarëve”, tha Mehmetaj./EO/

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika