Shtatë të vrarë nga një sulm izraelit në një funeral në Gaza

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazën qendrore, sipas spitalit Al Awda.

Sulmi ndodhi gjatë një ceremonie varrimi për Abdul Taher Wahid, i cili ishte vrarë më herët gjatë ditës nga një tjetër sulm izraelit, sipas raportimeve të gazetarëve lokalë.

Ky konsiderohet një nga incidentet më të rënda me viktima në Gaza gjatë javëve të fundit, ndërsa rajoni vazhdon të përballet me tensione të larta, pavarësisht armëpushimit të vitit të kaluar mes Izraelit dhe Hamasit, grupit të mbështetur nga Irani, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar se sulmi kishte në shënjestër një celulë të Xhihadit Islamik Palestinez në Gazën qendrore.

IDF ka bërë të ditur se rezultatet e operacionit janë ende duke u shqyrtuar, pas pretendimeve se në mesin e të prekurve kishte edhe persona që nuk ishin të përfshirë në luftime.

Ndërkohë, Hamasi e ka dënuar sulmin, duke e cilësuar atë si një “krim të ri të rëndë” dhe “shkelje të vazhdueshme sistematike të marrëveshjes së armëpushimit”.

Zhvillimi vjen në një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa situata humanitare dhe e sigurisë në Gaza mbetet e rënduar.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika