Një person është therur me thikë mbrëmjen e kësaj të premte në sheshin e qytetit në Podujevë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor teksa i dyshuari është arrestuar nga policia, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin e qytetit në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, u shpreh Ahmeti.