“Ma vranë babanë para syve”, rrëfimi tronditës i 11-vjeçares për Masakrën e Hallaqit të Vogël

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka publikuar dëshminë autentike të Nazlije Selim Selimit, e cila ishte vetëm 11 vjeçe kur i mbijetoi Masakrës së Hallaqit të Vogël.

Në rrëfimin e dhënë vetëm pak ditë pas krimit, Nazlija kujton momentet tragjike kur forcat serbe i vranë babanë dhe dhjetëra banorë të tjerë të fshatit.

Sipas IKKL-së, dëshmia e saj përfaqëson kujtesën e vuajtjeve të mijëra civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë dhe shërben si thirrje që e vërteta të dokumentohet, të ruhet dhe të mos harrohet.

Instituti thekson se ruajtja e dëshmive të të mbijetuarve ndihmon në dokumentimin e krimeve dhe afron drejtësinë një hap më pranë për viktimat e luftës.

Videoja është publikuar me pëlqimin e shprehur të Nazlije Selim Selimit dhe është pjesë e arkivit të Institutit. Materiali është dhuruar në IKKL nga gazetari norvegjez Paul Refsdal./KP

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika