Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të punimeve që do të zhvillohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, do të mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Agim Ramadani”.
Sipas njoftimit, segmenti që do të jetë i bllokuar shtrihet nga semaforët te Menza e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët pranë Ministrisë së Arsimit, njofton Dukagjini.
Mbyllja do të nisë sonte në ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më 20 korrik, në ora 20:00.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm të trafikut.
Sipas Komunës, punimet kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në Kryeqytet, ndërsa qytetarët janë falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të tyre.