Manaj: Verifikimi i nënshkrimeve për Kuvendin e jashtëzakonshëm drejt fundit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj ka dhënë detaje lidhur me procesin e verifikimit të nënshkrimeve të cilat janë mbledhur për të thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë e ku do të kërkohet shkarkimi i Lumir Abdixhikut.

Manaj ka thënë se procesi i verifikimit është drejt fundit, derisa për datën se kur do të ftohet mbajtja e Kuvendit të LDK-së ka thënë se vendos kryetari Lumir Abdixhiku bazuar në atë se si shkon procesi.

“Komisioni e ka kry punën më të madhe të verifikimeve, kanë mbetur vetëm disa delegatë që s’janë lajmëru, që ka me përfundu edhe ajo pjesë, dhe pastaj do të caktohet data e Kuvendit”, ka deklaruar Manaj.

“Është vendim i kryetarit të LDK’së në bazë të procesit që përfundohet. Verifikimi është drejtë fundit”, ka thënë Manaj i pyetur rreth datës se kur mund të thirret Kuvendi.

Sipas deklaratave të më hershme, Manaj ka thënë se Kuvendi i jashtëzakonshëm do të mbahet para datës 7 gusht./EO

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika