Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person të dyshuar për posedim dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike gjatë një aksioni të zhvilluar në Podujevë, në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”
Sipas njoftimit policor, aksioni u ndërmor pas trajtimit të një informate që ngrinte dyshime se një person ishte i përfshirë në shitblerjen e narkotikëve teksa i dyshuari u lokalizua në një lokal në qytetin e Podujevës, ku gjatë kontrollit policor u gjetën dhe u sekuestruan gjashtë paketime me lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin, njofton Dukagjini.
“I dyshuari F.S., (viti i lindjes 19 , mashkull kosovar) është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe me aktvendim nga prokurori kujdestar, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.