Nis finalja e madhe e Botërorit: Spanja dhe Argjentina në betejën për kurorën e botës

Ka nisur finalja e madhe e Kupës së Botës 2026, ku Spanja dhe Argjentina përballen sonte për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.

Në stadiumin “MetLife” në New Jersey, para mijëra tifozëve në tribuna dhe miliarda shikuesve në mbarë botën, dy kombëtaret zbresin në fushë me një objektiv të vetëm: të shkruajnë historinë.

Argjentina, kampione në fuqi, kërkon të mbrojë titullin dhe të bëhet vetëm kombëtarja e tretë pas Italisë dhe Brazilit që triumfon në dy Botërorë radhazi.

Ndërkohë, Spanja synon trofeun e dytë botëror dhe rikthimin në majën e futbollit pas suksesit të vitit 2010.

Finalja sjell edhe një përballje të veçantë mes gjeneratave, me legjendën argjentinase Lionel Messi dhe talentin spanjoll Lamine Yamal në qendër të vëmendjes.

Një natë, një trofe dhe vetëm një kampion i ri i botës do të kurorëzohet pas 90 minutave në “MetLife”.

Publikohen formacionet zyrtare të finales së Botërorit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika