Familjari i viktimës flet pas aksidentit në Maqedoni: Të mos ketë spekulime, mungesa e sinjalistikës dyshohet se çoi në tragjedi

Tre qytetarët nga Vushtrria, të cilët ishin raportuar të zhdukur, janë gjetur të vdekur në një veturë të përmbysur në Maqedoninë e Veriut, në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit, afër kufirit me Kosovën.

Lidhur me këtë aksident tragjik ka folur Flamur Beqiri, familjar i njërit prej të aksidentuarve ne nje linje direkte me telefon ne emisionin “Five” te Dukagjinit i cili ka kërkuar që të mos ketë spekulime dhe që rasti të trajtohet vetëm mbi bazën e informacioneve zyrtare.

Beqiri ka thënë se aktualisht ndodhet në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, duke falënderuar institucionet për mbështetjen dhe procedurat pas kësaj tragjedie.

“Momentalisht jam në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni. Shpreh falënderim për mbështetjen dhe procedurat e kësaj tragjedie. Në raportet e paraqitura para mediave janë raporte reale, një aksident trafiku me përmasa të mëdha tragjike. Në një moment të caktuar kam bërë apel që të mos ketë spekulime dhe të mos ketë protagonizëm për fatkeqësinë tonë”, ka deklaruar Beqiri.

Ai ka bërë të ditur se, sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Maqedonisë së Veriut, problemi kryesor në atë segment rrugor lidhet me mungesën e sinjalistikës.

“Mbi bazën e informacioneve zyrtare nga Policia e Maqedonisë së Veriut, rezulton që aksi rrugor që vjen në Kosovë ka një problematikë për faktin se janë dy rrethrrotullime dhe mungon sinjalistika”, ka thënë ai.

Sipas Beqirit, viktima Ejupi, i cili jetonte në mërgatë, nuk kishte njohuri të mjaftueshme për rrugën ku po udhëtonte.

“Ejupi i ndjeri jeton në mërgatë, nuk ka pasur informacione të sakta. Është futur në rrugën që pretendohet të jetë autostrada e re për Kosovë, rrugë e cila nuk ka sinjalistikë. Shumë thjesht, nuk ka pasur informacione rreth rrugës dhe ka ndodhur aksidenti”, është shprehur familjari.

Beqiri ka shtuar se mungesa e sinjalistikës është një problem i njohur në rajon, por sipas tij, kjo nuk e përjashton përgjegjësinë institucionale.

“Mbi bazën e informacioneve, me Ballkan jemi të njohur për mungesën e sinjalistikës. Por përgjegjësia ekziston, realisht. Nuk mund të mohohet si fakt”, ka deklaruar ai

Tre viktimat nga Vushtrria u gjetën pas kërkimeve, ndërsa autoritetet maqedonase po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

 

Tre kosovarët gjenden të vdekur në veturën e përmbysur

 

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika