Inspektorati ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë për shkak të rrezikut për punëtorët

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 13 vendpunishte në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës, pas inspektimeve ku janë evidentuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, kontrollet janë zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe masave të sigurisë në vendet e punës.

“Gjatë këtyre inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.

Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë, Inspektorati ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në këto vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara.

“Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 13 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara”, thuhet në njoftim.

Inspektorati u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me përpikëri dispozitat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune për punëtorët.

“Mbështetja dhe mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i panegociueshëm”, ka theksuar Inspektorati Qendror i Punës.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika