Temperatura sot deri në 32 gradë, pasdite priten reshje lokale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK). ka njoftuar se të martën, më 21 korrik, vendi do të mbizotërohet nga mot i ngrohtë, me temperatura maksimale që do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Sipas IHK-së, era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, nga 2 deri në 8 metra në sekondë.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, vende-vende priten reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika