SHBA-ja godet sërish Iranin, në ditën e 10-të të sulmeve – Teherani thotë se po zhvillon “luftë në shkallë të plotë”

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit, me synimin për të “dobësuar më tej” aftësitë e Teheranit për të sulmuar anijet në Ngushticën e Hormuzit.

Sulmet e fundit shënojnë natën e 10-të radhazi të bombardimeve dhe vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u zotua se do ta ndëshkojë Iranin për vdekjen e ushtarëve amerikanë.

Trump kishte deklaruar më herët se Irani ishte goditur “shumë rëndë” gjatë natës së kaluar, në nderim të tre ushtarëve amerikanë të vrarë së fundmi – dy në Jordani dhe një në Irak.

Në përgjigje të valës së fundit të sulmeve, Irani tha se kishte goditur dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, si dhe objektiva ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se Irani tashmë po zhvillon një “luftë në shkallë të plotë” me Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, Teherani tha se, pavarësisht dështimit të armëpushimit, mes dy palëve vazhdojnë të shkëmbehen mesazhe diplomatike përmes ndërmjetësve.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi në rrjetin social X se sulmet e fundit kishin goditur “qendra ushtarake të komandës, kapacitete detare, pika të lëshimit të raketave dhe dronëve, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore” të Iranit.

Sipas CENTCOM-it, anijet tregtare kanë vazhduar të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.

Ndërkohë, sipas IRNA-s, ekipet e shpëtimit në Iran po evakuonin ekuipazhet e dy cisternave të naftës që, sipas autoriteteve iraniane, ishin goditur teksa përpiqeshin të kalonin nëpër këtë rrugë ujore strategjike.

Agjencia britanike për Operacionet e Tregtisë Detare (UKMTO) tha se një cisternë në Ngushticën e Hormuzit kishte raportuar se ishte goditur nga një predhë e paidentifikuar. Si pasojë, ekuipazhi u detyrua të braktiste anijen dhe të hipte në një varkë shpëtimi.

Nuk është e qartë nëse cisterna e raportuar nga UKMTO është njëra prej dy anijeve për të cilat foli Irani.

Të martën në mbrëmje, Departamenti amerikan i Mbrojtjes konfirmoi identitetin e dy ushtarëve amerikanë të vrarë në një sulm iranian ndaj bazës Muwaffaq Salti në Jordani gjatë fundjavës. Ata janë ushtarja Isabella Gonzales, 19 vjeçe, nga Teksasi, dhe togeri Tyler James Feehan, 25 vjeç, nga Havai.

CENTCOM kishte njoftuar më herët se një ushtar i tretë ishte shpallur i zhdukur pas sulmit, ndërsa më vonë në zonë u gjetën mbetje njerëzore të paidentifikuara.

Në pjesë të tjera të rajonit, ushtria jordaneze tha të hënën në mbrëmje se kishte rrëzuar tre raketa iraniane, ndërsa në të gjithë vendin ishin aktivizuar sirenat për paralajmërimin e sulmeve të mundshme.

Më herët gjatë ditës, forcat e armatosura të Kuvajtit njoftuan se kishin interceptuar dronë iranianë, raporton BBC.

Bahreini, ndërkaq, tha se dronë të lëshuar nga Irani kishin shënjestruar sistemet e tij të navigimit ajror, por se trafiku ajror nuk ishte prekur.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika