Vazhdon protesta e banorëve në Sverkë kundër deponisë së mbeturinave

Banorët e fshatit Sverkë të Pejës po vazhdojnë edhe të martën protestën pranë deponisë së mbeturinave në këtë fshat.

Sipas raportimit të ekipit të TV Dukagjinit nga terreni, disa prej protestuesve janë paraqitur me maska, ndërsa kundërshtojnë gjendjen e krijuar nga deponia dhe kërkojnë zgjidhje për problemet me të cilat, sipas tyre, po përballen prej vitesh.

Ibrahim Bajrami, banor i fshatit Sverkë, tha se banorët kanë qenë në hall me deponinë për më shumë se 20 vjet.

“Qe nja 20 e kusur vjet jemi n’hall me të”, tha Bajrami.

Banorët e fshatit Sverkë të Pejës dhe fshatrave kanë protestuar gjatë gjithë ditës edhe të hënën.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika