Moti i paqëndrueshëm, Inspektorati u bën thirrje punëdhënësve të marrin masa për sigurinë e punëtorëve

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve, pas paralajmërimeve për paqëndrueshmëri të motit gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim.

Në njoftimin e publikuar, Inspektorati, duke iu referuar informatës së Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka kërkuar vëmendje të shtuar, veçanërisht nga punëdhënësit që veprojnë në sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Punëdhënësit janë udhëzuar të kontrollojnë pajisjet dhe mjetet e punës, ndërsa në mënyrë të veçantë sektori i ndërtimtarisë duhet të sigurohet për gjendjen teknike dhe qëndrueshmërinë fizike të kranëve dhe pajisjeve të tjera ngritëse në vendpunishte.

Sipas Inspektoratit, këto masa duhet të ndërmerren me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të sigurisë së punëmarrësve.

Shija e redaktorit

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

Të fundit nga rubrika