Kina realizoi me sukses të mërkurën një tjetër mision hapësinor, duke lëshuar raketën komerciale Gravity-1 Y4 nga ujërat në lindje të zonës metropolitane të Shangait.
Sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua, raketa u nis në orën 10:54 sipas kohës lokale në kuadër të një misioni të organizuar nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Taiyuan.
Gravity-1 transportoi dhe vendosi me sukses nëntë satelitë në orbitat e tyre të planifikuara. Ngarkesa përfshinte satelitët Dongpo-13, Dongpo-14, Dongpo-17, Dongpo-18, Dongpo-19, Dongpo-20, Xiguang-2 01, Tianyi-49 dhe Lilac-3.
Ky është misioni i tretë i suksesshëm i raketës bartëse Gravity-1, e cila realizoi fluturimin e saj inaugurues në janar të vitit 2024.
Lansimi konfirmon përparimin e vazhdueshëm të programit hapësinor komercial të Kinës dhe ambiciet e saj për të zgjeruar kapacitetet në sektorin e teknologjisë hapësinore dhe të vendosjes së satelitëve në orbitë.