SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje historike nukleare

Screenshot

SHBA-ja dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje historike, e cila sipas raportimeve do t’i lejojë mbretërisë së Gjirit të zhvillojë një program civil të energjisë bërthamore.

Marrëveshja përshkruhet si një “marrëveshje për bashkëpunim paqësor në fushën bërthamore”, e cila do t’u ofrojë “qasje të madhe kompanive amerikane në programin bërthamor energjetik të Arabisë Saudite”, sipas Departamentit amerikan të Energjisë.

Teksti i marrëveshjes nuk është bërë publik, por mediat amerikane kanë raportuar se ajo mund t’i lejojë Arabisë Saudite që në të ardhmen të pasurojë uranium, i cili mund të përdoret si lëndë djegëse për centralet bërthamore, por edhe për prodhimin e armëve bërthamore.

Ekspertët thonë se kjo do të ishte hera e parë që SHBA-ja lejon një gjë të tillë dhe se mund të rrisë rrezikun e përhapjes së armëve bërthamore në një rajon tashmë të paqëndrueshëm.

Departamenti amerikan i Energjisë ka bërë të ditur se, krahas marrëveshjes së bashkëpunimit, është nënshkruar edhe një “marrëveshje dypalëshe për garancitë mbrojtëse”.

“Së bashku, këto dy marrëveshje krijojnë bazën ligjore për një partneritet shumëmiliardë dollarësh që do të zgjasë për dekada dhe që avancon disa objektiva prioritare ekonomike dhe strategjike, përfshirë edhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore”, thuhet në deklaratë.

Edhe qeveria saudite ka publikuar një deklaratë, duke theksuar se marrëveshja “përfaqëson një zgjerim të bashkëpunimit ekzistues mes dy vendeve në sektorin e energjisë”, dhe ka vërë në dukje se ajo vjen pas vizitës së udhëheqësit saudit në Uashington në nëntorin e kaluar., raporton AP.

Kjo mund t’i sjellë përfitime me vlerë miliarda dollarë SHBA-së, pasi kompanitë amerikane mund të përfshihen në ndërtimin e një impianti për prodhimin e uraniumit të pasuruar, i cili mund të përdoret si lëndë djegëse për centralet bërthamore, por edhe për prodhimin e bombave bërthamore.

“Jini të sigurt se këto marrëveshje respektojnë standardet më të larta të sigurisë bërthamore dhe të mos-përhapjes së armëve bërthamore, duke u mbështetur në teknologjinë dhe shkencëtarët më të mirë bërthamorë në botë, të zhvilluar pikërisht këtu në Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar sekretari amerikan i Energjisë, Chris Ëright.

 

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika