Rreth 12 mijë persona evakuohen nga zjarret në Francë

Rreth 12 mijë persona janë evakuuar nga jugperëndimi i Francës, ndërsa vendi vazhdon të përballet me zjarre të mëdha pyjore, vetëm pak ditë pasi dy zjarrfikës humbën jetën pranë aeroportit të Bordosë, raportojnë mediat franceze.

Autoritetet në rajonin e Gironde njoftuan se zjarret kanë shkatërruar më shumë se 2.000 hektarë tokë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Për shkak të rrezikut të lartë, është ndaluar përdoprimi i mjeteve me motor me djegie të brendshme dhe atyre elektrikë në zonat kryesisht pyjore, ndërsa një numër rrugësh janë mbyllur. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

Ndërkohë, edhe Italia po përballet me zjarre të shumta. Autoritetet i kanë bërë homazhe zjarrfikësit Alessandro Marchi, i cili humbi jetën gjatë shuarjes së një zjarri në San Cataldo, ndërsa presidenti i Sicilisë, Renato Schifani, i ka uruar shërim të shpejtë një zjarrfikësi tjetër të plagosur në të njëjtin operacion.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, tha se Marchi vdiq “në shërbim të komunitetit”, duke shtuar se ai “nuk do të harrohet kurrë”.

Sipas kreut të Mbrojtjes Civile të Sicilisë, Salvo Cocina, vetëm të mërkurën në ishull u regjistruan mbi 350 zjarre, prej të cilave 10 ishin të përmasave të mëdha, duke detyruar autoritetet të kryejnë evakuime parandaluese.

Ai theksoi se shumica e zjarreve janë shkaktuar nga faktori njerëzor dhe se luftimi i tyre tashmë është shndërruar në një problem serioz social dhe të rendit publik.

Në Francë, agjencia AFP raportoi se mes të evakuuarve ndodhen edhe 10 mijë turistë.

Autoritetet franceze vazhdojnë të nderojnë kujtimin e dy zjarrfikësve që humbën jetën në fillim të javës. Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, publikoi fotografi nga ceremonia përkujtimore, duke e cilësuar atë si një moment me “emocion të jashtëzakonshëm” dhe duke shprehur “mirënjohje të pafund” dhe “mbështetje të palëkundur” për familjet e viktimave.

Rajoni i Gironde mbetet nën alarm të kuq, ndërsa disa zona rekreative në pyje do të qëndrojnë të mbyllura.

Një banore 19-vjeçare e qytetit bregdetar Le Porge, Yassmina de Freitas, tregoi se fillimisht kishte ndier erën e tymit dhe djegies, ndërsa më vonë hiri dhe copëza të lëvores së djegur të pemëve filluan të binin nga qielli, i cili u errësua nga tymi i dendur.

Rreth orës 20:00 me orën lokale, familja e saj u evakuua nga forcat e rendit dhe u dërgua në një palestër në një qytet fqinj. Ata u detyruan të linin pas dy macet dhe katër pulat e tyre, pasi nuk arritën t’i gjenin në nxitimin për t’u larguar.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika