Gjykata Themelore në Drenas ka dënuar me burgim prej katër muajve Eqrem Avdullahun nga Rahoveci, i cili akuzohet për veprën penale “kanosje”, ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Në seancën përfundimtare, gjyqtari tha se i akuzuari dënohet edhe me shumën prej 70 euro, derisa palët mund të ankohen për vendimin.
Sipas Prokurorisë, Avdullahu kishte kërcënuar përmes rrjetit social Facebook kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
I akuzuari, Eqrem Avdullahu, në seancën e mbajtur më 20 korrik e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të kanosjes dhe kishte kërkuar falje./EO