Dorëheqjet e serbëve, KPK-së nuk i bën përshtypje reagimi i BE-së, do të hapë konkurs të ri

Këshilli Prokurorial ka vendosur të mos komentoj reagimin e Bashkimit Evropian, për vendimin për dorëheqjet për prokurorët serb. Megjithatë KPK-ja planifikon hapjen e një konkursi të ri për komunitetin serb, në të cilin mund të aplikojnë edhe 7 prokurorët të cilët u liruan nga detyra nga ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu. 

Tërheqjen e dorëheqjes së 7 prokurorëve serb, Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk i pranoi, por ata mund t’i fusë sërish në sistem prokurorial përmes konkursit të ri.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, nga KPK-ja kanë thënë se në kuadër të planit të punës, kanë paraparë fillimin e procesit të rekrutimit të prokurorëve nga radhët e komunitetit serb, konkurs në të cilin mund të aplikojnë edhe prokurorët e dorëhequr.

Por, nga ky institucion nuk komentuan reagimin e Bashkimit Evropian, të cilët e cilësuan si  shqetësues vendimin e KPK-së, për refuzimin e kthimit të prokurorëve serb në Prokurori.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, në kuadër të planit të tij të punës, ka paraparë fillimin e procesit të rekrutimit të prokurorëve nga radhët e komunitetit serb. Procesi i rekrutimit do të zhvillohet përmes procedurave të përcaktuara me ligj dhe në përputhje me kriteret ligjore përkatëse. Të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi do të kenë mundësi të aplikojnë në konkursin përkatës, përfshirë edhe prokurorët të cilëve iu ka refuzuar tërheqja e dorëheqjeve. Lidhur me këtë pyetje, Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk komenton, por thekson se vepron në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe kompetencat e përcaktuara me ligj, duke pasur në fokus funksionimin e pavarur, profesional dhe efikas të sistemit prokurorial, si dhe garantimin e përfaqësimit të komuniteteve në sistemin e drejtësisë, në pajtim me kornizën kushtetuese dhe ligjore.”

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se veprimi i KPK-së do shkaktojë pasoja në sistemin e drejtësisë.

“Mënyra e tillë e vendosjes sic po shkruhet e po flitet pa koordinim fare me faktorin ndërkombëtar kam frikën se ka me na penalizu në aspektin ndërkombëtar më shumë do kemi dëm se do kemi dobi ose vendosje e rendit në sistemin e drejtësisë në pjesën veriore të Mitrovicës”, ka thënë Hasani.

Hasani tutje thotë se vendimi i Këshillit do kishte legjitimim nëse do veprohej qysh në vitin 2022.

“Do duhej të ndodhte në kohën kur ka ndodhë jo të pritej katër vite në opinion menjëherë interpretohet në mënyrë krejt tjetër më tepër popullsite sesa një veprim i domosdoshëm që do ndreqte diçka në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, përndryshe vendimi do e kishte legjitimitetin për bindjen time atëherë kur është dasht me u marr”, ka shtuar Hasani.

Pas vendimit të KPK-së me anë të së cilit refuzoi tërheqjen e dorëheqjeve të 7 prokurorëve serb, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu nxorri dekret ku liroi këta prokurorë nga detyra.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika