Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Prishtinë-Prizren, në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është raportuar rreth orës 10:00, ndërsa si pasojë e përplasjes së automjeteve, së paku një person ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Dukagjinin se për shkak të aksidentit dhe intervenimit të ekipeve emergjente, qarkullimi në këtë segment rrugor është ndërprerë në të dy drejtimet.
“Sot, më datë 24.07.2026, rreth orës 10:00, në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, është raportuar një aksident trafiku, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit, së paku një person ka pësuar lëndime trupore. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, ekipet e emergjencës mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme. Për shkak të aksidentit dhe intervenimit të shërbimeve emergjente, qarkullimi i trafikut në këtë segment rrugor është ndërprerë në të dy drejtimet deri në një njoftim tjetër. Policia po punon për ndriqimin e rrethanave të aksidentit dhe për Lirimin sa më të shpejt të rrugës”, ka njoftuar Bytyqi.