Kasolli për caktimin e seancës më 6 gusht: Mund të ketë kalkulime politike, jo vetëm pritje për konsensus

Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar vendimin që seanca konstituive të mbahet më 6 gusht, vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues, duke vlerësuar se ky vendim mund të jetë rezultat i kalkulimeve politike dhe jo vetëm i pritjes për arritjen e një konsensusi ndërmjet partive.

Kasolli, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh nuk është befasi që seanca është caktuar në fund të afatit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kishte deklaruar më herët se do t’u jepte më shumë kohë subjekteve politike për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Megjithatë, ai tha se ky mund të jetë vetëm justifikimi publik, ndërsa motivet reale mund të jenë të natyrës politike.

“Shihet qartë dhe nuk është diçka befasi pasi ditë më parë edhe vetë Haxhiu deklaroi formalisht se do t’ju japë edhe më tepër kohë subjekteve politike mos eventualisht arrijnë tek një konsensus politik për krijimin e institucioneve të reja – kjo mund t’i qëndrojë besnike dhe mund ta përdorë këtë justifikim publik por motivet mund të jenë të tjera, mund të jenë edhe kalkulime politike veçanërisht të partisë fituese. Besoj kështu pasi mund të presin edhe dinamikat e subjekteve tjera veçanërisht në LDK pasi po i shohim telashet që ekzistojnë në këtë subjekt politik. Por, mbase ajo që mund edhe ta demantojë këtë justifikim publik të Haxhiut dhe marrjen e vendimit që seanca konstituive të mbahet vetëm një ditë para afatit kushtetues është pasi nuk kemi parë asnjë përpjekje serioze mes partive politike, asnjë takim të ri shtesë që të dëshmohet vullneti politik të paktën nga Vetëvendosje që të krijohen institucionet e reja me ndonjërën nga subjektet politike – asnjë sinjal nuk kanë dërguar që janë në gjendje t’i marrin për bazë apo ti përfillin disa nga kushtet e subjekteve si të Aleancës për shembull”, u shpreh Kasolli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika