Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Janjevë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, më 26 korrik 2026, rreth orës 09:30. Viktima është një mashkull kosovar, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore për të kryer veprimet hetimore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është liruar familjarëve. Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e vdekjes.