Gjini: Aleanca miraton agjendën vjetore, kërkon institucione të qëndrueshme

Pas mbajtjes së mbledhjes konstituive të Kryesisë së re të Aleancës, kryetari Ardian Gjini ka bërë të ditur se janë miratuar agjenda vjetore e punës dhe plani i aktiviteteve, të cilat do të shtrihen në të gjitha degët e Aleancës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka njoftuar se Kryesia, përveç çështjeve organizative, ka diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe për nevojën e krijimit të institucioneve të qëndrueshme.

Ai ka theksuar se Aleanca mbetet e përkushtuar për një proces politik që garanton stabilitet, përgjegjësi dhe orientim të qartë për Kosovën.

Gjini ka ritheksuar se oferta gjashtëpikëshe e Aleancës mbetet baza e këtij qëndrimi, duke e cilësuar atë si të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare.

“Kushdo që synon ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme duhet ta kuptojë se këto projekte strategjike janë të panegociueshme për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Gjini.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika