Sveçla: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit të zhdukur

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, ku po vazhdojnë gërmimet pas gjetjes së mbetjeve mortore që dyshohet se u përkasin 23 personave të zhdukur gjatë luftës.

Në prononcim për media, Sveçla tha se zbulimi i kësaj varreze masive është rezultat i punës intensive të institucioneve të sigurisë dhe bashkëpunimit me qytetarët.

“Pas një pune intensive të institucioneve të sigurisë, por edhe bashkëpunimit me qytetarët, kemi zbuluar një varrezë masive me mbetje të qytetarëve tanë. Puna intensive po vazhdon në disa drejtime, si në aspektin e gërmimeve ashtu edhe në atë hetimor, për t’i zbuluar të gjithë ata që janë fajtorë dhe përgjegjës. Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit të personit të zhdukur”, deklaroi Sveçla.

Ai theksoi se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës dhe për vënien para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve për këto krime./EO

Varrezë masive në Zubin Potok, dyshohet se bëhet fjalë për “Grupin e Intelektualëve”

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika