30 te vdekur nga tërmeti në Japoni

Ka shkuar në 30 numri i personave që kanë humbur jetën pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur jugperëndimin e Japonisë, ka njoftuar të enjten kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar, pasi tërmeti me magnitudë 6.8 që ka goditur të martën prefekturën Kumamoto në ishullin Kyushu, duke shkaktuar dëme të mëdha në banesa dhe linja të energjisë elektrike.

Disa persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një qendre tregtare është shembur, ndërsa rreth një orë më vonë një shpërthim ka tronditur ndërtesën.

Mijëra banorë të zhvendosur po qëndrojnë tani në qendrat e evakuimit, por sfida kryesore është mbajtja e tyre të freskët dhe të hidratuar, ndërsa rajoni po përballet me temperatura përvëluese, raporton The Guardian.

Sipas parashikimeve, temperaturat në ditët në vijim mund të arrijnë deri në 39 gradë celsius në prefekturë, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje të mbijetuarve dhe ekipeve të shpëtimit të marrin masa paraprake kundër goditjes nga i nxehti.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika