Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se është bërë objekt i sulmeve nga, siç e quan ai, “makineria propaganduese” e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në postimin e tij, Rama shkruan se “krejt makineria propaganduese e Vetëvendosjes qenka qu n’aksion kundër meje”, duke e lidhur këtë, sipas tij, me ditën kur po mbahet Kuvendi i Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Krejt makineria propaganduese e Vetëvendosjes qenka qu n’aksion kundër meje, sot në ditën kuvendit të LDK-së!
Interesant!”, ka shkruar Rama.