Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të hetimit të vdekjes në fshatin Drenovc të komunës së Ranillukut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 17:37.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se kishte gjetur pa shenja jete babanë e gruas, i cili jetonte vetëm”, thuhet në raportin policor.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.