Kërkesat për tërheqje të dorëheqjeve nga gjyqtarët serb edhe më tutje presin diskutimin e vendimin nga ana e anëtarëve të Këshilli Gjyqësor të Kosovës.
Mbledhja e kaluar u ndërpre në mungesë kuorumi, meqë disa nga anëtarët bojkotuan mbledhjen për shkak të mospajtimeve që patën.
Por KGJK-ja nuk ka treguar se kur planifikohet të mbahet mbledhja e ardhshme, e që në rend dite do të jetë çështja e gjyqtarëve serb.
“Lidhur me mbajtjen e mbledhjes së ardhshme të KGJK-së dhe pikat që do të jenë në rend të ditës, do të informoheni me kohë”-Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Dukagjini ka biseduar edhe me disa nga anëtarët e KGJK-së, të cilët thanë se ende nuk e dijnë se kur do të thirret mbledhja e ardhshme, por që mund të jetë problematike për shkak të pushimeve verore.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësisë, ngrenë shqetësime se anëtarët e KGJK-së janë duke u përballur me presion të vazhdueshëm nga politika për këtë.
“Ne na vie jashtëzakonisht keq për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që tani më ju ka mbetur patatja e ngrohtë në dorë një çështje politike e cila dmth në një çështje nga juridike është bërë politike ne kemi informata që është duke ju bërë presion i jashtëzakonshëm anëtarë të KGJK-së e familjarëve të tyre të cilët në një farë mënyre u kanë kthyer ose janë patriotë ose tradhtarë”, ka thënë Ehat Miftaraj – Drejtor i IKD-së.
Për këtë televizioni ka pyetur Këshillin Gjyqësor të Kosovës, por të njëjtit nuk kthyen përgjigje.
Ndërkohë, Miftaraj shton se vendimi i tyre duhet të jetë i pavarur, por dëmet për Kosovën janë bërë kur KPK-ja mori vendimin pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtar.
“KPK- ja është ngutur nuk është dashur të e marr një vendim të tillë pa u koordinuar me KGJK-në dhe ky vendim i pam edhe reagimet e ndërkombëtarët por prap se prapë dëmi tashmë është bërë dhe cfarë do vendimi merr KGJK-ja faturen do e paguajë Republika e Kosovës thjesht do besoj se anëtarët e Këshillit do e marrin një vendim të pavarur dhe pa ushtrim ndikimi”, ka thënë Ehat Miftaraj – Drejtor i IKD-së.
Katër vjet pasi dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre, prokurorët e gjyqtarët serb, kërkuan të ktheheshin sërish në vendet e tyre të punës, por Këshilli Prokurorial vendosi të mos pranojë këtë.
7 prokurorë serb u liruan nga detyra ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.