MUP-i serb shmang sqarimet për sigurimin e terroristit Radoiçiq dhe Veselinoviqit

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP) ka refuzuar të japë sqarime rreth pamjeve të publikuara se pjesëtarë të policisë serbe janë angazhuar në sigurimin e biznesmenit kontrovers Zvonko Veselinoviq dhe terroristit Milan Radoiçiq.

Sipas televizionit N1, ministria është përgjigjur se nuk posedon asnjë dokument që do të mund të konfirmonte ose mohonte nëse zyrtarë të policisë janë caktuar për mbrojtjen e këtyre personave.

N1 kishte raportuar në fund të qershorit se pjesëtari i Xhandarmërisë së Beogradit, Damnjan Vukiçeviq, punonte si roje private për Milan Radoiçiqin, i cili ndodhet në listën e kuqe të Interpolit si i dyshuar për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin e armatosur në Banjskë. Sipas raportimit, ai siguronte herë pas here edhe anëtarë të familjes së Radoiçiqit.

Po ashtu, televizioni serb raportoi se pjesëtari i Xhandarmërisë, Nikola Milutinoviq, ishte i angazhuar në sigurimin e objekteve në malin Golija, në pronësi të Zvonko Veselinoviqit, i cili ndodhet nën sanksione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në fillim të korrikut, N1 publikoi edhe një tjetër informacion, sipas të cilit pjesëtari aktiv i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ), udhëheqësi i snajperistëve Neđeljko Gole, ishte pjesë e ekipit të sigurisë së Veselinoviqit.

Megjithatë, MUP-i serb nuk i ka mohuar publikisht këto pretendime dhe as nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar.

Për shkak të interesit të lartë publik, N1 paraqiti kërkesë për qasje në dokumente publike, duke kërkuar të dijë nëse policë janë caktuar për sigurimin e Veselinoviqit dhe Radoiçiqit, si dhe të marrë kopje të vendimeve dhe bazës ligjore për një angazhim të tillë.

Në përgjigjen e ministrisë thuhet se: “Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka një dokument që përmban informacionin e kërkuar”.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas arrestimit të ish-shefit të Policisë së Beogradit, Veselin Miliç, i akuzuar për mosraportim të një vrasjeje, kishte paralajmëruar largimin nga shërbimi të të gjithë policëve dhe ushtarakëve që, sipas tij, mbronin manjatë ose persona të lidhur me krimin.

“Ligji është i qartë, kujt i pëlqen i pëlqen, kujt nuk i pëlqen, mund të ndahemi bukur. Ti punon për këta dhe ata njerëz, por nuk mund të jesh më në organet shtetërore”, deklaroi Vuçiq më 20 maj, cituar nga N1.

I pyetur më shumë se një muaj më vonë për raportimet e N1 mbi angazhimin e xhandarëve në sigurimin e Veselinoviqit dhe Radoiçiqit, Vuçiq u përgjigj: “ata nuk ofrojnë siguri”, duke lënë të kuptohet se, nëse një angazhim i tillë ka ekzistuar, ai nuk vazhdon më.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika